Kufirin maqedonas nga refugjatët do ta mbrojnë edhe policët serb

Kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëroi se javën e ardhshme në kufirin jugor maqedonas do të vendosen në numër më të vogël, polic nga më shumë shtete për t`i ndihmuar policisë tonë në menaxhimin me krizën e refugjatëve. Ai pret që edhe forcat e FRONTEKS të japin kontribut gjatë kontrollimit të refugjatëve

Policë nga Serbia, Kroacia, Sllovenia, Hungaria dhe vendet tjera deri në fund të javës së ardhshme do t`i bashkëngjiten policëve maqedonas në sigurimin e kufirit në Gjevgjeli, për t`u penguar hyrja e refugjatëve ekonomik.
Këtë gjë, sot e paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski i cili theksoi se gjatë dhjetë ditëve të fundit ka diskutuar me kryeministrat e këtyre vendeve prej të cilëve ka marr përgjigje pozitive, pasi që, ashtu si theksoi, shtetet e tyre janë me rrezik potencial nga refugjatët ekonomik.
Gruevski e përshëndeti vendimin që nga java e ardhshme të shpërndahen forcat e FRONTEKS në territorin grek, që ishte kërkesë e Maqedonisë,” pasi që forcat tona një kohë të gjatë janë lënë në vetvete që të menaxhojnë me refugjatët”.
Në pyetjen nëse Maqedonia e mori ndihmën e premtuar nga Brukseli, Gruevski u përgjigj se Maqedoninë kriza e refugjatëve i kushton mbi 10 milion euro, ndërsa Maqedonia ka pranuar vetëm rreth 90.000 euro ndihmë,
Artikulli paraprakDebati/Lubonja: ku jam kundër Blushit dhe Surroit për islamin
Artikulli vijuesMe snajperat e mi nga Serbia, do ti kishim vrarë të gjithë ushtarët e UÇK-së në vitin 2001