Tabanoc, vazhdon gjendja e vështirë e refugjatëve

0
230

Gjendja në Qendrën Tranzitore në Tabanoc vazhdon të mbetet e mjerueshme. Pothuajse 6 javë kjo qendër po përballet me numër të stërmbushur të refugjatëve kryesisht nga Siria, Iraku e Afganistani. Afër 400 refugjatë të cilët ishin të ngujuar në mes-zonën kufitare Maqedoni-Serbi dje herët në mëngjes kanë braktisur kampin e improvizuar dhe vullnetarisht janë kthyer disa në Gjevgjeli e disa të tjerë në kampin në Tabanoc.

Vuajtjet e refugjatëve mundohen ti zbusin Organizatat Joqeveritare, duke ju dalë në ndihmë me ushqim dhe veshmbathje.

“Kushtet janë këto sic po I shihni edhe ju dëshmitarë, ne si organizata joqeveritare tentojmë që sado-kudo ti plotësojmë nevojat e tyre me gjëra ushqimore me veshmbathje, por nga dita në ditë mund të shohim se shpresa dhe frika vërehet në sytë e tyre”, tha Driton Maliqi, Legis.

Në qendrën Tranzitore në Tabanoc për momentin qëndrojnë diku rreth 1050 refugjatë.