KUJDES! AGPK nuk mendon se BIK-u duhet, por me urdhër kërkon fetva për LGBT!

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka kërkuar distancimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe klubeve të Prishtinës nga sulmi kundër “Kosova 2.0”.

AGPK thekson se me shqetësim është njoftuar për detajet e sulmit të paprecedent, që grupe huliganësh kanë bërë ndaj konferencës ku do të promovohej numri i ri i revistës “Kosovo 2.0” dhe do të debatohej për seksin.
Asociacioni … u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe organeve tjera të drejtësisë, përfshirë EULEX-in, që sa më shpejt të zbardhin detajet e këtij sulmi të rëndë mbi lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.
Njëkohësisht, AGPK i bën thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës që të distancohet nga ky sulm, pjesë e të cilit ishin edhe anëtarët e saj.

“Udhëheqja e një sulmi të turpshëm nga një predikues fetar është e papranueshme dhe fyese. Në sulm ka marrë pjesë hoxhë Burim Dalipi, ndërkaq që disa hoxhallarë të tjerë në predikimet e së premtes kanë bërë thirrje për dhunë kundër aktivitetit ku do të debatohej dhe promovohej numri i ri i një reviste”, thuhet në kumtesë.
AGPK po ashtu kërkon nga klubet e futbollit dhe basketbollit “Prishtina” që të distancohen nga akti i shëmtuar, pjesë e të cilit ishin edhe pjesëtarë të tifozëve “Plisat”.
“AGPK dënon ashpër dhe kërkon nga organet e drejtësisë që të adresohen me urgjencë kërcënimet me jetë ndaj kolegëve tanë në “Kosovo 2.0” dhe të pjesëmarrësve tjerë të konferencës. Akte të tilla denigrojnë rëndë lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes dhe janë sulm i drejtpërdrejtë kundër demokracisë në vend”, thuhet në reagim/prizrenpost/kohaislame

Artikulli paraprakPopullsia e vendeve në zhvillim po plaket më shpejt
Artikulli vijuesShikimi i pornografisë dobëson memorien