Shikimi i pornografisë dobëson memorien

Njerëzit e prirur për të shikuar pornografi jane ne rrezik te vuajnë nga humbja e kujtesës, gjë që do të ndikonte direkt në jetët e tyre. Në këtë përfundim kanë arritur disa shkencëtarë gjermanë të Universitetit të Duisburgut.

Ata studiuan një pjesë të trurit, përgjegjëse për mbajtjen e informacioneve kur e përdorin për të realizuar një detyrë të caktuar, për të kuptuar, të arsyetuar, për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve. Në studimin e parë të këtij lloji, ata u kërkuan 28 meshkujve, të gjithë heteroseksuale me një mesatare moshe prej 26 vjeçësh, për të shikuar disa imazhe në kompjuter, disa prej të cilëve ishin pornografike e disa jo.

Imazhet e pastra përfshinin momente të njerëzve duke bërë disa aktivitete si duke qeshur, duke bërë sport, apo duke mbajtur një armë. Pas vështrimit të fotove, vullnetarët shtypën një tast me ‘po’ ose ‘jo’, për të treguar nëse kishin parë një fotografi të njëjtë si ajo që ata kishin parë përpara katër fotove. Si përfundim doli se meshkujt dhanë më tepër përgjigje të gabuara kur ata shikuan imazhet porno, sesa në rastet e tjera. Ky studim mund të ndihmojë psikologët për të kuptuar përse disa njerëz të dhënë pas pornos në internet, shpesh harrojnë orët e të fjeturit, humbasin shënimet, shmangin përgjegjësitë e punës dhe neglizhojnë marrëdhëniet. “Zgjimi seksual dhe ndikimi i tij në proceset njohëse mund të shpjegojë pjesërisht këto efekteve negative”, kanë deklaruar studiuesit./atime/kohaislame

Artikulli paraprakKUJDES! AGPK nuk mendon se BIK-u duhet, por me urdhër kërkon fetva për LGBT!
Artikulli vijuesPresidenti Papulias, me origjinë çame nga Preveza