Kujdes, ju po e mbushni gabimisht telefonin tuaj!

Duhet të pranojmë që bateria dhe kohëzgjatja e saj përbëjnë një kriter të rëndësishëm në momentin kur duam të blejmë një pajisje të re elektronike.Të gjithë kërkojnë një bateri që ofron një jetëgjatësi të lartë. Por shpesh herë përdoruesit aplikojnë veprime të ndryshme në mënyrë që bateria të rezistojë sa më gjatë të jetë e mundur.

Dhe këto veprime nuk janë gjithmonë të sakta dhe nuk na sjellin rezultatin e kërkuar. Ne po ju paraqesim disa koncepte të gabuara që shumë prej nesh kanë rreth baterisë:

1 -Bateria ka memorie. Aspak e vërtetë. Njerëzit mundohen ‘ta trajnojnë’ baterinë e tyre në mënyrë që ajo të zgjasë sa më gjatë. Ata zakonisht mundohen ta heqin nga karikimi kur ajo paraqet një përqindje të caktuar gjithmonë. Por kjo s’është aspak eficente, karikimet e shpeshta nuk e dëmtojnë telefonin apo pajisjen tuaj.

2 -Karikuesat jo-origjinalë do të dëmtojnë baterinë tuaj. Edhe pse shumica e këtyre produkteve nuk janë optimal ato gjithsesi nuk e dëmtojnë pajisjen tuaj për aq kohë sa karikuesi punon normalisht. Por gjëja më e mirë që mund të bëni është të përdorni atë karikues që merrni së bashku në kuti me pajisjen tuaj dhe siguroni që kur ta ndrroni atë të blini të duhurin.

3 -Mbi-karikimi i telefonit gjatë natës mund të dëmtojë baterinë tuaj. E pavërtetë. Shumica e smartfonëve janë tashmë aq ‘të zgjuar’ të njohin kapacitetin e një baterie dhe të ndalojnë karikimin. Në vend të karikimit të telefonit gjatë natës mundohuni ta mbani atë midis 40% dhe 80% shumicën e kohës.

4 -Mos e përdorni telefonin gjatë karikimit. Shumica e njerzve mendojnë se ky veprim sjell një ndikim negativ në bateri por kjo jo domosdoshmërisht është e vërtetë. Bateria do të karikohet në të njëjtën mënyrë edhe nëqoftëse jeni duke e përdorur ose jo.

5 -Fikja e telefonit mund të dëmtojë baterinë. Kjo hipotezë nuk është aspak e vërtetë. Kjo ndodh vetëm nëqoftëse ju e lini në një kohë të gjatë telefonin fikur. Por është diçka e mirë fikja e pajisjes suaj pas një farë kohe. Madje ju mund dhe ta fikni dhe ti hiqni baterinë dhe kjo s’do ta dëmtojë baterinë tuaj.

6 -Ju gjithmonë duhet ta karikoni telefonin plotësisht para se ta përdorni atë. Shumë njerëz mendojnë se gjëja e parë që duhet të bëni me një telefon të ri është karikimi i tij 100%. Ky është një supozim i gabuar. Mbani mend,bateria funksionon më mirë mes 40% dhe 80%.

7 -Vendosja e baterisë në një ngrirës do të rrisë kohëzgjatjen e saj. Në vitet 80 njerëzit vendosnin bateritë në ngrirës për një kohë të shkurtër në mënyrë që ato të zgjasnin më shumë. Kjo gjë nuk funksiononte as atëherë e as tani. Në fakt bateritë Li-On ndikohen negativisht nga kjo gjë. Temperatura e dhomës është gjithmonë më e mira për baterinë.

8 -Përdorimi i internetit ‘do të shkatërrojë’ baterinë tuaj. E pavërtetë. Gjëja ‘më lodhëse’ për baterinë është përdorimi i lojrave, grafikat e të cilave kërkojnë një energji masive.

9 -Ndezja e Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS do të ulë baterinë. Dhe kjo bie posht. Këto opsione mund të reduktojnë baterinë vetëm nëqoftëse ata janë në përdorim. Pra nëqoftëse ju keni Wi-Fi ndezur por nuk jeni lidhur me një rrjet të tillë bateria juaj do të jetë po njëlloj.

10 -Task Manager ndihmon në zgjatjen e jetëgjatësisë së baterisë tuaj. Këto Task Manager të palës së tretë nuk bëjnë asgjë të tillë. Ju mund të përdorni një Task Manager për të kontrolluar më mirë aplikacionet tuaja por mos prisni që diçka e tillë të zgjasë baterinë tuaj.

Artikulli paraprakRasti “Kumanova”: ende asnjë polic nuk është dënuar për dhunën ndaj të burgosurve
Artikulli vijuesPijet me gaz me efekt negativ te organi gjenital i meshkujve