Në muajin e Ramazanit, ata të cilët agjërojnë duhet të kenë kujdes me ushqimet të cilat do të konsumojnë.
Ngrënia në dy vakte, temperaturat e larta si dhe mungesa e ujit gjatë ditës, mund të sjellin disa probleme për organizmin.
Prandaj më poshtë do të gjeni disa këshilla për ushqim kundër problemeve të shëndetit gjatë muajit të ramazanit e të cilat janë të rekomanduara nga mjekët.
Uji
Këshilla e parë që japin mjekët është pirja e ujit. Në iftar dhe në syfyr një besimtar musliman duhet të pijë 7-11 gota ujë, në mënyrë që trupi të mos ketë nevojë për lëngje. Nuk këshillohet që uji të zëvendësohet me kafe apo lëngje të tjera pasi nuk e plotësojnë siç duhet nevojën që ka organizmi për të pirë ujë. Për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme këshillohet që të konsultoheni me mjekun. Trupi i një njeriu mund të mbijetojë me javë të tëra pa ushqim, por nuk mund të durojë për shumë gjatë po konsumuar ujë. Mjekët sygjerojnë që të pini një sasi të madhe uji kur hani ushqim në iftar dhe në syfir. Në syfir këshillohet të pini 8-12 gota ujë.
Ushqimi
“Do të ishte mirë të filloni syfirin ose iftarin me një pjatë lëng mishi, supë, perime të ziera etj, sepse nëse filloni të hani më ushqime të rënda, atëherë stomaku do të ngopet shpejt dhe ju nuk do keni më uri. Kjo do të sjellë shqetësime gjatë ditës, për të duruar pa ujë dhe ushqim”, – thonë mjekët. Gjithashtu këshillohet që të hani ngadalë, duke e përtypur mirë ushqimin, në mënyrë që stomaku ta ketë më të lethtë për ta tretur. Gjatë dy vakteve ushqimet që hani duhet të kenë patjetër proteina dhe kalcium, pasi rritin rezistencën e trupit nëtemperaturë të larta.
Ushqimet që këshillohen janë: Mishi, qumështi, dathi, kosi, vezët, perimet, sallata jeshille, brokoli etj. Po kështu duhet të hani arra, bajame, lajthi etij, pasi është vërtetuar që rritin energjinë e trupit të njeriut, sidomos në raste kur nuk hani shpesh. Frutat e thata përmbajnë lëndë ushqyese dhe mbrojnë personat që vuajnë nga zemra dhe nga mëlçia. Të agjërosh, nuk do të thotë të hash gjithshka në dy vakte, duke anashkaluar frutat, drithërat, perimet dhe produketet e tjera të sezonit. Këto produkte duhet ti hani dhe për të mos shtuar në peshë, duke qënë se trupi nuk është mësuar për 11 muaj që të tretë një sasi të madhe ushqimi në dy vakte.
Në fund vjen embëlsira që në duhet të kosnumohet patjetër. Menjëherë pas iftarit, mjekët dhe dietologët këshillojnë që besimtarët të konsumojnë njëëmbëlsirë si, kadaifi, torta etj, por pa harruar akulloren dhe ëmbëlsirat me fruta. Gjatë muajit të Ramazanit nuk është e rekomanduar ngrënia e ushqimeve pikante, të kripura dhe me erëza, pasi këto mund të shkaktojnë dehidratim gjatë ditës. Mjekët këshillojnë që të mos shmanget syfiri i mëngjesit, pasi në këtë mënyrëpërgatitet dhe trupi për të përballuar një ditë të gjatë dhe me temperatura të larta, sidomos tani gjatë muajve të verës.
Këshilla
Gjatë muajit të Ramazanit nuk duhet të qëndroni pasiv, përkundrazi. Pavarisht se ju mund të mendoni se shmangni lodhjen dhe kjo sjell dhë dëshirën për të mos pirë ujë, mjekët këshillojn që të jeni aktiv, duke dalë shëtitje ose të merrni me aktivitete të tjera të lehta. Lëvizja shërben dhe për gjendjen psikoligjike të njeriut, i cili nuk mendon gjatë gjithë kohës për ushqimin por përqëndrohet dhe në aktivitete të tjera. Dhe në fund, këshillohuni me mjekun për çdo shqetësim që keni dhe mos anashkaloni asnjë dhimbje apo problem në trupin tuaj.
Çfarë duhet të hani:
Qumësht
Mish
Kos
Djathë
Perime
Fruta
Arra
Bajame
Lajthi
Vezë
Sallatë jeshille
Borkoli
Lakra
Supë
Ëmbëlsira