Kujdes me përgatitjen e sallatave gjatë dietës

Kur dikush dëshiron të humbë peshë më së shpeshti fillon dietën me konsumin e sallatave.

Shumica e njerëzve që kanë mbajtur dietë e dinë se duhet t’i shmangen përdorimit të salcave kremoze për sallata, por gabimin e bëjnë të gjithë duke u përpjekur të hanë më pak. Georgina Brennan, autorja e librit “Salad of the Day”, thekson se përdorimi i tepruar i vaj ullirit paraqet një kurth kalorik gjatë përgatitjes së sallatave.

Vaji i ullirit është aq i shijshëm, saqë përdoret në të gjithë përbërësit – mund t’i skuqni specat me të, rrushi ruhet në të, ullinjtë etj. Ky është mashtrimi më i madh, pohon ajo. Në vend që të përdorni produkte me bazë të vajit, Georgina këshillon gjëra tjera që zëvendësojnë vajin, ndërsa nuk e humbin fare shijen.

Në vend të konsumit të peshkut ton në vaj ulliri mund të blini atë të përgatitur me lëngun e saj, në vend që të tiganisni speca në vaj mund t’i hani ato të freskët, në vend të ullinjve jeshil që kanë më shumë vaj mund t’i konsumoni ullinjtë e zinj.

Përveç kësaj, ajo propozon që të përdorni domate të freskëta, fasule dhe tranguj të përzier të gjithë së bashku dhe sipër duke i vënë disa feta djathë. “Nuk është patjetër të hidhni shumë djathë. Gjithçka duhet të jetë me masë, pa mos e tepruar – thekson ajo. Gjatë përdorimit të salcave për sallata, rekomandohet të hidhet sasi shumë e vogël.

“Tek salcat mund të përdorni vaj ulliri, por ju vendosni se sa. Dhe, mos hidhni shumë salcë në sallatë duke e mbuluar atë, por thjesht spërkatni nga sipër sa për t’i dhënë shijen”, këshillon ajo.

Artikulli paraprakTwitter nuk do t’i numëroj fotot dhe linkat si karaktere në cicërima
Artikulli vijues“Organizatat terroriste forcën më të madhe e marrin nga qëndrimi i pavendosur ndaj tyre”