Kujdes me postimin e fotove të fëmijëve në rrjetet sociale

Ne jetojnë në kohën e rrjeteve sociale dhe shumë persona postojnë në to fotografi të fëmijëve të tyre, për të treguar sa të bukur dhe të zgjuar janë ata apo për të treguar krenarinë e tyre si prindër. Mirëpo, diçka kaq e thjeshtë dhe e padëmshme në dukje, mund të jetë e rrezikshme për jetën e fëmijëve dhe të familjes.

Ekspertët nuk kanë si qëllim që tu bindin që të mos postoni më foto, por ata sugjerojnë që të qëndroni brenda kufijve të sjelljes sociale. Ata japin disa këshilla, në mënyrë që të mos rrezikoni fëmijët tuaj.

Mos tregoni vendndodhjen kur postoni fotografi

Shpesh prindërit tregojnë çdo hap që ndjek fëmija, që nga shkolla ku shkojnë apo edhe kurset e ndryshme që mund të bëjnë. Kjo nuk është diçka e mirë, pasi dikush mund ta përdorë këtë informacion për qëllimet e tij dhe postimi i fotove dhe vendit e bën më të lehtë gjetjen e fëmijës.

Nuk duhet të postoni foto ku tregohen preferencat apo interesat e fëmijës

Nëse dikush mëson atë që pëlqen më tepër fëmija juaj, e ka më të lehtë për ta gënjyer dhe për ta futur në kurth.

Fshini çdo informacion që tregon të dhëna zyrtare të fëmijës suaj

Një pjesë e mirë e njerëzve postojnë foto të pasaportave të fëmijëve kur lëvizin jashtë shtetit, pasi pëlqejnë që të mburren para ndjekësve të tyre në rrjetet sociale. Mirëpo, në rastin e një fëmijë, kjo nuk duhet bërë, pasi nga të dhënat e tij mund të mësohet lehtësisht se ku ai jeton apo mëson.

Kurrë mos postoni foto të fëmijëve tuaj gjysmë të zhveshur

Për ju dhe familjarët tuaj një foto e tillë mund të jetë komike dhe nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo, persona me sëmundje të caktuara mendore mund ta shohin krejt ndryshe.

Shmangi publikimin e një fotografie ku janë edhe fëmijë të tjerë veç fëmijës suaj

Para se të publikoni një foto të fëmijëve në grup, fillimisht duhet të merrni leje nga prindërit e tjerë, nëse ata janë ose jo dakord për ta bërë një gjë të tillë. Vërtetë ata nuk janë fëmijët tuaj, por zbulimi i identitetit të tyre mund të ketë pasoja negative për ndonjërin prej tyre. Për të shmangur probleme të tilla, ndiqni këshillat e ekspertëve.

Artikulli paraprakPrindër ky aparat mban fëmijët larg internetit
Artikulli vijuesÇmimet Nobel që nuk duhet të ishin dhënë