Kujdes me zërin e lartë, humbni dëgjimin

Të dëgjosh me Mp3, mund të jetë më e dëmshme nga sa mendohet.

Pas alarmit të publikuar në vitin 2006 nga mjekët amerikanë, një studim i fundit i përbashkët nga Universiteti i Miçiganit dhe Kalifornisë, konfirmuan frikën e ekspertëve.
Studimi tregoi se dëgjimi me degjojse ne vesh me tone të larta nga të rejat dhë të rinjtë, jo vetëm ka tendencë t’i dobësojë dëgjimin, por përbën rrezik për humbjen e tij. Me kalimin e kohës, zhurma mund të dëmtojë qelizat e veshit të brendshëm që të transformon valët e sinjalet elektrike në tru.
Për të demostruar testet e tyre, shkencëtarët amerikanë kanë testuar dëgjimin e 4,500 njujorkezëve, përdorues të rregullt të transportit publik, duke zbuluar – jo çuditërisht – që 10% e kampionit kishte përjetuar nivele të larta të shqetësimit të shkaktuara nga autobusi dhe zhurmës së rrugëve në përgjithësi.
Por jo më pak u zbulua se burimi kryesor i shqetësimit të tyre, ishte nga muzika e luajtur nga Mp3./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakEfektet e lëngjeve sa të rëndesishme janë në organizmin tonë
Artikulli vijuesROLI I ISLAMIT NË INTEGRIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE DHE TË KOMBIT SHQIPTAR