Një grua me ferexhe është përplasur qëllimisht nga një automjet në kryeqytetin belg, Bruksel. Gruaja ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një makinë “Audi”.
Megjithëse i është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore, autoritetet policore të Brukselit bëjnë me dije se gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Shoferi nuk ka ndaluar, por ka ecur para duke i kaluar sipër gruas dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, makina drejtohej nga disa të rinj, të cilët besohet se ishin pjesëmarrës në protestën e javës së kaluar anti-islam, të cilët shkaktuan trazira në Bruksel, gjatë homazheve për viktimat e sulmeve vetëvrasëse të 22 marsit.
Policia i ka arrestuar të rinjtë dhe tha se aksidenti ishte i qëllimshëm. Incidenti vjen 2 javë pas sulmeve terroriste në kryeqytetin belg, të cilët shkaktuan vdekjen e 35 personave dhe plagosjen e 280 të tjerëve. Sulmet u morën përsipër nga shteti islamik, ISIS.
https://www.youtube.com/watch?v=CJzJi7Pv2A8&feature=youtu.be