SHBA arreston dhëndrrin e bin Ladenit

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se kanë zënë dhëndrrin e Osama bin Ladenit, cili dikur ishte zëdhënës i Al-Qaedas.

Zyrtarët thanë se Sulaiman Abu Ghaith pritet që të premten të përballet me seancën dëgjimore në Nju Jork në lidhje me akuzat për terrorizëm.

Ghaith thuhet se u arrestua në Jordani, pas një paraburgimi fillestar në Turqi, dhe u dërgua në Nju Jork.

Departamenti i Drejtësisë tha Ghaith akuzohet se ka bërë “komplot” “për të vrarë shtetasit e Shteteve të Bashkuara.”

Ghaith, thuhet të jetë rreth 47 vjeç dhe të ketë lindur në Kuvajt./BS/kohaislame

Artikulli paraprakMyftiu Tërrnava u prit nga ministri i Arismit Ramë Buja
Artikulli vijuesPolicia izraelite hedhë bomba gazi brenda xhamisë Al-Aksa