Një shkabë e rrallë, shpend për të cilin mendohej se ishte zhdukur nga Shqipëria, është gjetur e vrarë para dy muajsh në qytetin e Kukësit.
Ngjarja është denoncuar për “Shqip” nga një qytetar i cili ka dërguar edhe foton.
Ekspertët thanë për “Shqip” se bëhet fjalë për një shkabë, e cila është në zhdukje në të gjithë botën.
“Ne e dinim që shkabat nuk ekzistonin më në Shqipëri, pasi ishin zhdukur. Ardhja e saj këtu do të ishte një lajm shumë i gëzuar, por vrasja përbën një krim. Ndoshta ajo ka ardhur që të ndërtojë një fole ”, thanë ekspertët.