Për refugjatët në Idomeni, vendimi i BE-së është çmenduri

“Nuk duam të kthehemi në Turqi, vendimi i Bashkimit Evropian është çmenduri”, ka komentuar një refugjatë në kampin e Idomenit në Greqi, për “Radio Evropa e Lirë”. Reagimet vijnë pas marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë, transmeton Portalb.

Në kampin Idomeni në kufirin greko-maqedonas, për momentin janë përafërsisht 13.000 refugjatë, nga të cilët numri më i madh janë gra dhe fëmijë.

Kampi “Vinojug” në Gjevgjeli është thuajse i zbrazët, sepse kufirin greko-maqedonas e kalojnë vetëm disa grupe të vogla të refugjatëve.

Artikulli paraprakMbyllet Ruta Ballkanike, nga mesnata do të pranohen refugjatët
Artikulli vijuesSerbi, përdhoset xhamia e Islam-Agës në Nish