Kulla: Enver Hoxhaj priti në Kosovë krerët e opozitës siriane

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, gjatë debatit të sotëm në emisionin “Opinion” në Tv “Klan” ka deklaruar se krerët e opozitës së armatosur siriane janë takuar në Kosovë me ministrin Enver Hoxhaj, transmeton Portali Albeu.com.

“Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka organizuar një mbledhje të opozitës së armatosur siriane dy vjet më parë në Kosovë”, theksoi Kulla.

Ai duke debatuar lidhur me zhvillimet në Siri dhe implikimin e shqiptarëve të cilët luftojnë atje, tha se krerët e opozitës siriane kanë ardhur në Kosovë.

Pavarësisht që tashmë qëndrimi i ministrit kosovar për zhvillimet në Siri ka ndryshuar, dy vjet më parë atje janë mbledhur opozitarët e Bashar Al-Asad, u shpreh Kulla. /kohaislame

Artikulli paraprakCilët fëmijë rrezikojnë të bëhen obezë
Artikulli vijuesDorëheqjet në AKI, shqetësuese