Kumnova: Jau marrtë Zoti nga një evlad!

Dhimbjen që e ndjejnë pjesëtaret e organizatës gjakovare “Thirrjet e nënave”, e ndjejnë edhe prindërit e gjithsej 12843 viktimave të luftës 98-99. E ndjejnë edhe nënat e baballarët e 1741 femrave të vrara dhe të 2261 dëshmorëve, që kanë rënë në altarin e lirisë. Por, askush prej tyre nuk po përdor fjalor ogurëzi, sikur lutjet e Nysrete Kumnovës, e cila pjesën dërrmuese të fjalorit të saj në protestën e djeshme e kishte politik.

Kumnova kishte aderuar në zgjedhjet e dhjetorit të 2010-ës në AAK. Ajo ishte prezantuar nga deputetja e këtij subjekti politik, Donika Kadaj-Bujupi. “Në mesin e grave që kanë aderuar dhe janë pjesë e listës së AAK-së është edhe Nysrete Kumnova”, kishte deklaruar Kadaj-Bujupi. Ndërsa, vet Kumnova, e cila dje ishte bashkëorganizatore e protestës me Vetëvendosjen, përpos fjalor politik, kishte edhe thirrje ndjellakeqe. “Dhashtë Zoti, që të gjithëve, ata që janë zemërprishtë në këto institucione, t’iu marrë Zoti nga një evlad. Le ta përjetojnë përvëlimin e shpirtit të nënave”, ishte lutur Kumnova për fëmijët e pushtetarëve, të cilët nuk kanë sesi të jenë fajtorë për deklaratën e Jabllanoviqit.

Një lutje e tillë në adresë të fëmijëve të politikanëve, të cilët nuk bartin përgjegjësi as për veprimet e baballarëve të vetë dhe as për deklaratat e Jabllanoviqit, nuk tregon aspak as zemërbardhësi. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakArian Xhezairi: Viruset në facebook me foto erotike
Artikulli vijuesShpërthen një veturë midis Prishtinës (Video)