Kundërmimi i trupit; Shkaqet dhe Trajtimi
Kundërmimi i trupit i referohet erërave të pakëndshme të emetuara nga trupi. Gjëndrat eccrine që janë të vendosura pothuajse kudo në trup, prodhojnë ftohësin e trupit, djersën që është kryesisht ujë. Gjëndrat apocrine, të vendosura kryesisht nën sqetulla dhe në ijë, janë përgjegjës për prodhimin e larguesve të mbeturinave të djersës dhe pikërisht këtu qëndron problemi nga vjen kundërmimi i trupit. Bakteret ushqehen me produktet e mbeturinave dhe prodhojnë erën e keqe. Kjo është arsyeja pse kur ju djersitni për herë të parë pas një stërvitje, nuk e vëreni erën intensive, por pasi të kalojë pak kohë dhe bakteret të kenë punuar, atëherë era bëhet shumë e fortë dhe mbytëse.
Shkalla e erës që prodhon një person varet nga dy faktorë: sa djersë sekretojnë gjëndrat e tyre dhe sa është sasia e baktereve në lëkurë. Njerëzit me kundërmim të fortë nën sqetulla kanë tri herë më shumë baktere nën sqetulla se sa njerëzit e tjerë.
Ka dy mënyra sjellje me kundërmimin e trupit, nga jashtë ose nga brenda. Metodat e jashtme mbështeten në maskimin e erës ose mbajtjen e saj në gji. Metodat e brendshme përqëndrohen në ndryshimet në dietë dhe mënyrën e jetesës për të reduktuar bakteret në trup.
Shkaqet
Kundërmimi i trupit shkaktohet nga një proces natyror, përfshirë edhe djersën, që ndodh në sipërfaqe të lëkurës. Djersa është pa erë, por nëse lihet në lëkurë, bakteret fillojnë të prishin toksinat e sekretuara dhe rezultati është erë të pakëndshme.
Disa zona të lëkurës, të tilla si sqetullat dhe organet gjenitale, kanë më shumë gjasa për të prodhuar erë trupi për shkak se këto gjëndra prodhojnë proteina dhe substanca me vaj me të cilat bakteret ushqehen.
Këmbët tuaja gjithashtu mund të ndikohen për shkak të mjedisit të ngrohtë dhe pa ajër brenda këpucëve, çizmeve, dhe atleteve, kështu që kontrolloni gjendjen e këmbëve dhe të këpucëve.
Ngrënia e ushqimeve që përmbajnë nivel të lartë të hudhrave, apo erëzave mund të shtojnë problemin e kundërmimit. Po kështu edhe konsumi i mishit të kuq. Megjithatë, kur një person është shumë i shëndetshëm, zakonisht këto ushqime mund të hahen pa shkakuar efektet e kundërmimit.
Mangësitë ushqyese (zakonisht mungesa e zinkut), problemet themelore shëndetësore (zakonisht sëmundjet e mëlçisë ose diabeti), ose problemet gastrointestinale (të tilla si parazitet apo kapsllëku kronik), janë nga shkaktarët e kundërmimit të trupit.
Disa ilaçe mund të shkaktojnë djersitje të tepruar. Aspirina, Acetaminophen, doza e tepërt e thyroxine, një hormon tiroidesh, dhe disa medikamente që përdoren për trajtimin e çrregullimeve mendore janë të gjithë fajtorë.
Konsumi i tepërt i kafeinës dhe përjetimi i niveleve të larta të stresit mund të stimulojnë djersitje dhe erë të pakëndshme të trupit.
TRAJTIMI NATYRAL I KUNDËRMIMIT TË TRUPIT
Ushqimi
Sa më e shëndetshme të jetë dieta juaj, dhe sa më i madh të jetë bilanci i biokimisë së lëndëve ushqyese në trup, aq më të pakta janë shanset e erës së pakëndshme që buron nga trupi.
Hani një dietë me ushqime të plota që përfshin të paktën 1/3 deri në 1/2 ushqime të papërpunuara sa më të freskëta të jetë e mundur.
Shtimi i lëngjeve dhe ujit të pastër (shtatë deri tetë gota në ditë).
Në zgjim dhe para gjumit, pini një gotë me ujë me lëng limoni të freskët dhe një lugë çaji me klorofil.
Është e rëndësishme që të mos shtoni toksicitetit të mëtejshëm në sistemin tuaj kështu që përpiquni të përmbaheni sa më poshtë:
• Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.
• Mos konsumoni shurup të lartë në fruktozë.
• Mos pini asnjë pije të gazuar.
• Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.
• Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
Aromaterapia
Disa vajra esenciale janë të shquar edhe për vetitë anti-bakteriale përkrah aromës së tyre të këndshme.
Vajra efektive për kundërmimin e trupit janë: bergamot, livando, bar limoni (shumë i fortë, prandaj duhet të jetë i holluar me një vaj vegjetal), mendra, pema e çajit.
Asnjëherë mos vendosni vajra direkt në lëkurë nën sqetull, sepse zona është shumë e ndjeshme. Gjithmonë i përzieni vajrat esencial me vaj vegjetal (të tilla si vaj kokosi) para kontaktit të drejtpërdrejtë me lëkurën. Ato mund të shtohen gjithashtu në ujin e vaskës dhe të përfshihen në një deodorant shtëpie.
Bimët mjekësore
– Pini një filxhan çaj sherbele çdo ditë.
– Mendra – gëlltitja e frymëmarrjes me mendër të freskët, lehtëson tretjen, dhe ndihmon metabolizimin e ushqimeve dhe toksinave të tjera, gjë që përmirëson erën e trupit në përgjithësi.
– Përdorni rozmarinë të freskët në gatimin tuaj – kjo është një burim i mirë i zinkut i cili luan një rol në uljen e kundërmimit të trupit.
– Përfshini majdanoz në dietën tuaj – sepse është i pasur në neutralizues klorofili të erës dhe përmban elemente të tjera antibacteriale.
– Shtoni gjethe rigoni në ushqim – është një ushqim i lartë anti-oxidant që lufton erën që shkaktojnë bakteret.
Ushtrimi
Është e rëndësishme që të ushtroheni rregullisht për të rritur qarkullimin dhe për të inkurajuar eliminimin e toksinave. Një formë fantastike e ushtrimit është kërcimi mbi një mini-trampoline; nuk krijon djersitje të tepruar, por e aktivizon trupin tuaj si nga brenda edhe nga jashtë. Kjo është një mënyrë fantastike për të detoxuar trupin dhe një mënyrë e mirë për lehtësimin e stresit.
Terapia me lëngje
Pini lëngjet e perimeve organike të freskëta të shtrydhura, një ose dy herë në ditë.
Arti i të jetuarit
Lani gjithë trupin çdo ditë me një sapun natyror antibacterial të tilla si sapun me vaj të pemës së çajit ose të bimës që dëshironi.
Recetë për të përgatitur sapun me vaj të pemës së çajit:
• 2 gota sapun glicerinë bazë (nga burime të ndryshme natyrore pa asnjë shtesë të shtuar)
• 2 lugë vaj pemë çaji
Kombinoni bazën e shkrirë dhe vajin bimor. I trazoni deri sa të përzihen mirë, pastaj zbrazeni në kallëp dhe lëreni të ftohet.
– Heqja rregullisht e qimeve të sqetullave ndihmon kontrollin e kundërmimit nën sqetulla.
– Mos vish rroba me njolla të vjetra djerse që ende mbajnë erë djerse. Gjithmonë sigurohuni që rrobat tuaja të pastrohen rregullisht.