Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës; në Himarë nuk ka minoritet grek

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të pazakontë në parlament, ku për herë të parë, një politikan shqiptar ka folur me një gjuhë të troçtë kundër politikës greke.

Rama ka kërkuar që Greqia të heqë ligjin e luftës. “Ai ligj nuk është diçka arkaike, por ka efekte të drejtpëdrejta”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ai ka hedhur poshte faktin që në Himarë ka minorotet etnik apo homogjen grek, siç pretendon Greqia dhe siç e artikuloi edhe Dule.

Në fund, Rama perifrazoi Petro Markon, himariotin që në librat e tij vendlindjen e konsideronte shqiptare.

Artikulli paraprakDrenasi: sfida e parë serioze e Kadri Veselit në krye të PDK-së
Artikulli vijuesAbazi: Zgjedhjet të domosdoshme