Shkup, 11 mars -Koalicioni “Të drejtat shëndetësore dhe seksuale të mediumeve të margjinalizuara”, e ka përshëndetur raportin e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele (ASHAA) për mbikëqyrjen programore në të cilën thuhet se “Kanal 5”, me deklaratat dhe qëndrimet në pjesën e emisionit të “Milenko Nedelkovski Shou”, inkurajon dhe përhapë diskriminim, jo-tolerancë dhe urrejtje ndaj përcaktimit seksuale.
Agjencia tregon se shkelja e ligjit është bërë në disa prej emisionet e fundit ku më parë kanë qenë të inçizuara në të cilën Kanal 5 merr vendim redaktues që t’i mundësojë autorit të emisionit që të bëjë shpërndarje të gjuhës së urrejtjes dhe homofobisë në bazë të orientimit seksual.
Sipas ASHAA, Milenko ka shkelur nenin 48 të ligjit për shërbime audio dhe audivizuele – mediatike.
Nga ASHAA, kanë tërhequr ia kanë tërhequr vërejtjen Kanal 5, që ta ndërpresë, sipas tyre këtë praktike dhe regjistrimet e emisioneve nga 15, 22, 29 janar, 5 dhe 12 shkurt 2016 .
Agjencia për Shërbime dhe Audio dhe Audiovizueke, i ka këshilluar drejtorit Zoran Trajçevski që ta denoncojnë rastin në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi sepse sipas ligjit, nuk parashihet që të ndërmerren masa për shkeljen e të njëjtit.