A e dinit se Statuja e Lirisë përfaqëson në fakt një femër muslimane?

Nga Erin Blakemore

Në Shtetet e Bashkuara është debatuar çështja e emigracionit që nga themelimi i vendit dhe shpeshherë, Statuja e Lirisë, një simbol i fuqishëm i emigrimit, është përdorur si argument për të pritur duarhapur ata që janë në kërkim të sigurisë dhe mundësive të reja.

Një fakt shumë pak i njohur për Zonjën e Lirisë është një kthesë intriguese për debatin e sotëm për refugjatët nga bota muslimane. Siç e vuri në dukje edhe Michael Daly në një editorial kohëve të fundit në Daily Beast, vetë kjo statujë ishte menduar fillimisht për të përfaqësuar një fshatare egjiptiane si një kolose e Rodosit për Epokën Industriale.

Për shumë veta ky fakt mund të jetë befasues, sepse shumica mendojnë se statuja ka origjinë franceze, meqenëse është ideuar nga Alexandre-Gustave Eiffel (po, Eiffel-i dora vetë), dhe se ju bë dhuratë SHBA-ve për të festuar marrëveshjen midis dy vendeve gjatë Revolucionit Franez.

Projektuesit i statujës, Frédéric-Auguste Bartholdi, gjithashtu francez, u frymëzua nga një vizitë në Egjipt, në Abu Simbel, në vitin 1855. Bartholdi u befasua nga monumentet naubiane, saqë filloi të ushqente “pasionin për monumentet publike me shkallë të lartë dhe struktura kolosale.”

Bartholdi përfytyroi imazhin kolosal të një monumenti ku portretizohej imazhi i një femre egjiptiane me një mantel teksa qendronte në Portin Said. Sipas Barry Moreno, autor i shumë librave në lidhje me artin e skulpturës, Barthold, për të ndërmarrë këtë nisëm studioi artin e skulpturës kolosale për të portretizuar imazhin e një fshatarjeje e cila do të quhej Liria dhe do të qëndronte stoike në port.

“Duke marrë formën e një gruaje të mbuluar, shkruan Moreno, statuja do të ishte 46 metra e lartë, dhe piedestali i saj do të ishte 5 metra e lartë”. Modelet e hershme të statujës u quajtën “Egjipti duke mbartur dritën e Azisë”.

Edward Berenson, autor i librit “Statuja e Lirisë: Një histori Translatlantike”, shkruan se koncepti Bartholdit u shndërrua nga një “fshatare gjigante apo fshatare arabe”, në një perëndeshë egjiptiane kolosale.

Mirëpo, Egjipti i cili asokohe kishte investuar shuma të mëdha parash në “një perëndeshë kolosale” nuk ishte aq i entuziast për idenë e Bartholdi-së. Ismail Pasha, sundimtari i atëhershëm, e kundërshtoi projektin me arsyetimin se ishte shumë i kushtueshëm.

Ndërkohë, statuja ishte vendosur në Portin Said. Mirëpo, Bartholdi nuk u bë pesimist. Ai përfundimisht e shndërroi konceptin e tij në “Liria që ndriçon Botën”, i cili u shndërrua në emrin zyrtar të statujës që tashmë vëzhgon nga lart të gjithë New York-un, që nga viti 1886. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakA BESON…?!
Artikulli vijuesIzraeli mbyll një radio palestineze dhe arreston 5 gazetarë