Kur jam në vetmi, vetja më shtyn për kryerjen e ndonjë mëkati të madh

Kur jam në vetmi, vetja më shtyn për kryerjen e ndonjë mëkati të madh, mundohem të përmbahem, mirëpo më ngadhënjen epshi, megjithëse unë kam prirje për të mirë.Akonsiderohet kjo se po e shfrytëzoj vetminë për të bërë mëkat, duke pasur parasysh se mundohem vazhdimisht ta ndal veten?

Nëse robin besimtar e begaton All-llahu memirësinë e shpirtit qortues, ai me të vërtetë është në mirësi të madhe, shpirti qortues vazhdimisht e qorton kur dëshiron të bëjë mëkate dhe njëkohësisht ia zbukuron veprat e mira.

Në një transmetim thuhet: “Nëse të bën të lumtur vepra jote e mirë dhe të hidhëron vepra jote e keqe, atëherë ti je besimtar” ose “Besimtarin e gëzon vepra e tij e mirë dhe e hidhëron vepra e tij e keqe”.

Nëse robin e sprovon All-llahu iPlotfuqishëm me mëkate, në qoftë se i bën në vetmi është më lehtë se sa kur i bën haptas, ngase All-llahu iPlotfuqishëm ia mbulon robit të Tij.

Kjo gjë është vërtetuar në një transmetim tek koleksioni i Buhariut, ka thënë PejgamberisalAll-llahu alejhiuesel-lem: “I gjithë Umeti im është i falur – do të thotë i falen mëkatet për disa arsye – përveç‘el-muxhehirunëve’ , sahabet i thanë: Çfarë do të thotë ‘el-muxhehirunë, o i Dërguari i All-llahut! ‘El-muxhehirunë’ janë: kush gdhihet (gjatë natës e bënmëkate), All-llahu ia mbulonmëkatet e tij, kurse ky u tregon njerëzve se çfarë ka bërë natën”.

Njeriu nëse sprovohet me mëkate, nëse i bën fshehurazi nuk i bën dëm kujt përveç vetvetes, dhe kështu All-llahu i Lartësuar e begaton me mirësinë e pendimit dhe faljes së mëkateve.

Nëseu tregon tëtjerëve, kjo do të thotë publikim i mëkateve ndaj All-llahut, thotë kam bërëkështu e kështu, kjo konsiderohet kryelartësi, moskujdes ndaj obligimeve qei ka ndaj All-llahut, si dhe tallje dhe neglizhencë memëkate.

Prandaj,disa nga dijetarët kanë thënë: Njeriu bën ndonjë mëkat prej mëkateve të mëdha, mirëpo shpirti i tij e qorton, e qorton, e qorton, derisa All-llahu i Lartësuar t’ia falë atë mëkat të madh pas pendimit dhe kërkimit të faljes. Përderisa, një njeri tjetër bën një mëkat të vogël dhe vazhdimisht enënvlerëson dhe nuk e konsideron mëkat fare, derisa ai bëhet mëkati madh.

Është vërtetuar nga IbnMes’udi të ketë thënë: “Njeriu mosbesimtar ose dyfytyrësh kur bën ndonjë mëkat e konsideron sikur një mizë e cila ikalon para hundës së tij – që do të thotë që s’e vëren fare – pas një kohe i duket se nuk ka bërë asgjë, kurse njeriu besimtar apo njeriui mirënëse bën mëkate atij i duket sikur një kodër e madhe që është sipër tij dhe ka frikë se do t’i bjerë mbi kokë…”

E lusim All-llahun e Madhërishëm që të na falë të gjithë ne dhe të namundësojë që të bëjmë vepra të mira dhe pendim prej mëkateve.


(Ixhez’ul-Kur’an, shejh Salih Alishejh)

Artikulli paraprakNuk e ka falënderuar Allahun ai që nuk i falënderon njerëzit
Artikulli vijuesSa e dëmshme është ligështia dhe dobësia e zemrave?