Refugjatët në Pire të Greqisë, një Ramazan me shumë vështirësi

Refugjatët të cilët qëndrojnë në portin e Pireut, mes vendit që kanë lënë dhe vendeve të Europës ku shpresojnë të shkojnë, kalojnë një Ramazan me vështirësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në portin më të madh dhe një nga më të rëndësishmit për ekonominë dhe turizmin e Greqisë, momentalisht banojnë mbi 300 refugjatë, në kushte të vështira. Ankesat më të shumta të tyre janë për mungesë ushqimi dhe higjiene.

Porti i cili në ditët më të vështira të tij ka strehuar deri në 6 mijë refugjatë, sot strehon vetëm 300. Ndonëse të paktën në numër këta refugjatë vazhdojnë prej katër muajsh të jetojnë në këtë vend, pasi dikush druhet kushteve më të vështira vendit ku do të shkojë, ndërsa të tjerëve nuk i është bërë asnjë ofertë për një vend tjetër.

Ndërkohë që disa nga refugjatët kanë pasur shans duke u strehuar në godinat e portit, pjesa tjetër dërrmuese kanë ngritur me mundësitë e tyre kampe në asfalt dhe kalojnë ditët në qiellin e hapur.

Gjatë këtij muaji të Ramazanit një pjesë e refugjatëve hanë iftar me ushqimet e shpërndara nga organizata të ndryshme jo qeveritare, ndërsa disa të tjerë me peshqit që arrijnë të kapin gjatë ditës me mundësitë e tyre.

Ndërsa namazet e tyre refugjatët i falin në një pesë të godinës së terminalit të cilën e kanë kthyer në mesxhit. Pas thirrjes së ezanit nga Ibrahim Nasri i cili në mesin e refugjatëve thërritet si “shejh” ata falen të gjithë së bashku.

Artikulli paraprakUzbekistani ndalon iftaret nëpër restorante, xhami…
Artikulli vijuesUIS: Xhemati ku falen studentë nga të gjitha medhhebet