Imami nga Mitrovica, Ekrem Avdiu njihet si njeri i afërt me familjen Jashari. Ai ka shërbyer në luftën e Kosovës, e pastaj ishte i arrestuar nga forcat serbe, ku fatmirësisht i kishte shpëtuar gjallë torturimit të forcave serbe në burgun e Nishit. Ai në një deklaratë në vitin 2001 për Radio Mitrovicën kishte thënë: “…Kemi pasur kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me familjen Jashari apo me dy bijt e familjes Jashari, Ademin dhe Hamzën ,me ta personalisht kam pasur kontakte dhe takime të shumta, biseda të gjata dhe gjithashtu marrëveshje për bashkëpunim të cilat kane qenë të mënyrave të ndryshme….. Herën e fundit jemi takuar në shtëpinë e tyre me datën 3 mars të vitit 1998 e kjo është dmth 2 ditë para se të filloj lufta në Prekaz. Aty kemi ndejtur disa orë dhe jemi marr vesh që të takohemi me datën 6 mars, dmth 6 marsi ka qenë ditë e xhuma dhe ashtu pata vendos që ditën e 6 marsit të shkoj pasdite pas namazit të ikindisë edhe të rrijmë atë pasdite dhe të bëjm një natë në mesin e tyre dhe të bisedojm shtruar për shumë gjëra për të cilat e shihnim që është e nevojshme të bisedojm, mirëpo ndodhi ajo që ndodhi dhe mbeti kontakti jonë i fundit me Ademin dhe Hamzën data 3 mars kur ishim në vizit te ta.”/KohaIslame