ERDOAN: JEMI TË KËNAQUR NGA QËNDRIMI I NATO-S

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan e ka pritur me kënaqësi qëndrimin që demonstroi NATO në mbledhjen e djeshme në Bruksel për rrëzimin e avionit turk nga Siria.

I pyetur nga një gazetar në konferencës e shtypit organizuar pas ceremonisë së nënshkrimit me Azerbajxhanin të marrëveshjes për ndërtimin e projektit të Gazsjellësit Trans-Anadoll, Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan tha se e kanë pritur me kënaqësi qëndrimin e NATO-s përballë sulmit të Sirisë.

“Jemi të kënaqur nga qëndrimi i NATO-s. 28 anëtarët e Aleancës e kanë dënuar me forcë sulmin dhe kanë deklaruar se sulmi është i papranueshëm. Kjo tregon se NATO është një integritet i pandashëm. Ata pohuan se procesin do ta vlerësojnë së bashku”, – u shpreh Erdoan.

Lidhur me deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, se sulmi në fjalë nuk duhet parë si një veprim provokues dhe i planifikuar më parë, Kryeministri Erdoan tha: “Natyrisht, unë nuk e di se ku bazohen deklaratat e Zotit Lavrov. Bisedimet që kanë zhvilluar me ministrin tonë të jashtëm ishin më ndryshe. Ka mundësi që të ketë folur me gjuhën e opozitarëve sirianë pas takimit që pati me ta. Provat tona, dokumentet që disponojmë vërtetojnë se Siria nuk ka vepruar me qëllim të mirë”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakShpërthimet dridhin Shkodrën dhe Fushë-Krujën
Artikulli vijuesSkandaloze:Shtatë thika në sy gruas, dënohet me vetëm 2 vite burg