Kur’ani më i vjetër i gjetur ishte i Ebu Bekrit

Një kopje e vjetër e librit të shenjtë Kur’an i gjetur në Universitetin e Birminghamit gjatë verës, besohet se i ka takuar Ebu Bekrit, një nga myslimanët e parë.

Në këtë kopje të gjetur në korrik, janë gjetur fragmente të paktën 1370 vjet të vjetra, duke shtuar mundësitë që kjo të jetë kopja më e vjetër e librit të shenjtë të fesë islame.

Tani Jamal bin Huwareib, drejtor i fondacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe “Mohammed bin Rashid Al Maktoum” për studime islamike, thotë se një dokument kaq i vjetër mund të jetë parë vetëm nga pak njerëz.

Ebu Bekri njihet si personi i parë që pranoi Islamin jashtë familjes së profetit Muhamed a.s. Ai ka shërbyer si mik dhe këshilltar i besuar i profetit dhe ishte halifja e parë pas vdekjes se pejgamberit a.s.

“Unë besoj se ky është Kur’ani i Ebu Bekrit”, ka thënë Huwareib për BBC, transmeton koha.net. “Është gjetja më e rëndësishme në histori për botën myslimane. Ky version, është rrënja e islamit, rrënja e Kur’anit… Kjo do të jetë revolucion në studimin e islamit”.

Kualiteti i librit të shenjtë i shkruar në dorë sugjeron se 200 dokumente ishin krijuar vetëm për fytyrat shumë të njohura.

Kur’ani i gjetur në Birmingham u gjet gjatë vitit pasi kishte humbur për më shumë se një shekull.

Artikulli paraprakNë vendet skandinave brenda 2 orësh falen 3 kohë namaz
Artikulli vijuesSa nga koha ditore, javore, mujore dhe vjetore ia kushtojmë Kuranit?