Në vendet skandinave brenda 2 orësh falen 3 kohë namaz

Muslimanët të cilët jetojnë në vendet veriore, falin 3 kohë namaz brenda 2 ore, në këto periudha kur zhvillohen netët më të gjata të vitit

Muslimanët të cilët jetojnë në shtetet skandinave brenda 2 orësh falin 3 kohë namaz, përkatësisht drekën, ikindinë dhe namazin e akshamit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kalendarit të përgatitur nga Kryesia e Çështjeve Fetare, në kryeqytetin e Islandës, Reykjavik, Kiruna të Suedisë dhe Tromsö të Norvegjisë, koha e namazit të drekës fillon në orën 13:29, ndërsa e ikindisë pas 22 minutave në 13:51. Ezani i akshamit thirret në orën 15:39.

Ndërsa muslimanët në Stockholm, Oslo, Kopenhagen dhe Helsinki namazet e drekës, ikindisë dhe akshamit i falin brenda 3 orëve.

Kur muaji i agjërimit, Ramazani përkon në muajt dhjetor dhe janar muslimanët në këto vende agjërojnë 7-8 orë, ndërsa kur përjetohen netët e bardha në muajt qershor dhe korrik agjërojnë 22 orë./AA/

Artikulli paraprakNdryshe nga të tjerat: kulla 1 kilometër e gjatë (foto)
Artikulli vijuesKur’ani më i vjetër i gjetur ishte i Ebu Bekrit