Hafiz Ahmed Hamidoviq, sipas shumicës që e njohin, është djalosh i veçantë. Kur i kishte 5 vjet filloi ta mësojë leximin e Kuranit, ndërsa në moshën 14 vjeçare u bë hafiz i Kuranit. Në atë kohë ishte hafizi më i ri boshnjak. Shkollën fillore e ka kryer me sukses të shkëlqyeshëm. Momentalisht është nxënës i vitit të parë në medresenë Gazi Husrev Beu në Sarajevë.
Ai vjen nga një familje e mrekullueshme e cila i jep mbështetjen maksimale në rrugën e dijes. Mund të themi se Ahmedi jetën ia dedikon Kuranit dhe ai është një shembull i mrekullueshëm i një djaloshi të suksesshëm para të cilit, në dashtë Zoti, është një e ardhme e ndritur.
Ai thotë se gjatë hifzit ndonjëherë është dashtë të mësojë edhe nga 14 orë ditë.
Lusim Zotin që Ahmedit dhe familjes së tij Allahu t’i jap çdo të mirë në të dy botët. Amin.
(Islampress)