Jahjaga i kthehet shkollës, shkon në universitetin e Dartmouth në Amerikë

Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës, do të shkojë të punojë e të vizitojë studentët e klasat e Universitetit të Dartmouth në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga zyra thonë se Jahjaga gjatë qëndrimit në Dartmouth, do të reflektojë për presidencën e saj dhe të planifikojë të ardhmen.

Në këtë Universitet, ish-presidentja e Kosovës, do të takohet atje me studentë dhe me stafin e universitetit.

“Ajo është shumë e re dhe shumë e rëndësishme për t’u pensionuar, sipas mendimit tim, sidomos me çfarë po ndodh politikisht nëpër botë momentalisht. Jahjaga do të jetë shumë e përfshirë me komunitetin e Dartmouth gjatë kohës sa do të qëndrojë këtu. Ajo do të vizitojë klasat, do të takojë studentët, do të takohet me stafin e fakultetit. Ajo me të vërtetë dëshiron të përfshihet”, ka thënë Drejtori i Programit Montgomery Fellows, Klaus Milich, transmeton Klan Kosova.

Si pjesë e këtij programi – Montgomery Fellowship – Jahjaga do të japë një ligjëratë publike për “Fuqizimin e Grave – Lidershipin e Grave” në Moore Theater në Hopkins Center në Amerikë.

Programi Montgomery Fellowship, pjesë e së cilit tani edhe Jahjaga, fton individë në kampusin e Universitetit të Dartmouth të jetojnë, punojnë dhe të ndajnë përvojat e tyre me komunitetin.

Kjo është vizita e dytë e Jahjagës në Dartmouth. Në vitin 2012 ajo mbajti një fjalim për sfidat dhe sukseset e shtetndërtimit të Kosovës, thuhet në njoftimin e zyrës së saj.

Artikulli paraprakFutbollisti i Romës, në shtëpi për Bajram (Foto)
Artikulli vijuesTrump: Hussein ka qenë i mirë për vrasjen e terroristëve