Kurti dhe Kumnova ftojnë për protestë gjithëpopullore

Kundër deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, do të organizohet protestë gjithëpopullore.

Këtë thirrje e kanë bërë sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarja e organizatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova.

 Protesta është thirrur për të shtunën në orën 14:00, ku do të kërkojnë nga kryeministri, Isa Mustafa që të largojë nga qeveria, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakÇollaku: Integrimi euroatlantik i Kosovës, mënyra më e mirë e luftimit të ekstremizmit fetar
Artikulli vijuesJo përgjim ‘pa kufizime’ të qytetarëve, i kthehet mbrapsht projektligji qeverisë