Kurti: Na arrestuan për hakmarrje

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me debatin parlamentar lidhur me dënimin e disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku drejtuesit e këtij subjekti politik, thanë se të gjitha arrestimet nga 2015, janë bërë në shenjë hakmarrje për opozitarizmin më të fuqishëm që ishte parë ndonjëherë në Kosovë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti, Albin Kurti tha se nga 2015 deri tash janë arrestuar me mijëra aktivistë të Lëvizjes me qëllime të caktuara politike, duke persekutuar ata.

Ai ka akuzuar Policinë, duke thënë se ajo po hakmerrej ndaj aktivistëve që për 20 muaj po bënin protesta. /Telegrafi/

Artikulli paraprakHoxhaj: Pa viza dialogu është i pakuptimtë
Artikulli vijuesDeda: Nëse nuk kalon demarkacioni në këtë muaj, nuk ka viza deri në vitin 2020