Scot Peck, autori i “Rruga e cila rrallë ndiqet” mbi shpirtin, fenë dhe Zotin

0
567

 

Fjala shpirt gjendet pothuajse në fjalorin e secilit njeri.. si bëhet atëherë që nuk gjendet në leksionin profesional të psikiatrëve, terapeutëve, kërkuesve të psikikës dhe mjekëve në përgjithësi? Janë dy arsye për këtë njëra është se koncepti i Zotit është i mishëruar në konceptin shpirt, ndërsa folja për Zotin është jashtë kufijve të këtyre profesioneve relativisht shekullare. Ndonëse personat në këto profesione privatisht mund të jenë fetar, ata nuk do të donin ti ofendonin kolegët e tyre shekullarë. Mbi këtë as nuk do të donin ti rrezikonin pozitat e tyre. Në fakt të flitet mbi Zotin dhe shpirtin në mbledhjet e tyre profesionale, do të ishte politikisht jo korrekte. Arsyeja tjetër është se këta persona kanë një shije të rreptë intelektuale, kurse shpirti është diçka që nuk mund të definohet plotësisht…mua nuk më merakosin shekullaristët në lidhje me mohimin e shpirtit.., por maxhoranca fetare të cilët nuk e marrin fenë e tyre seriozisht.

Ndërsa në librin tjetër Njerëzit e gënjeshtrës psikiatri Scot Peck shkruan diçka të ngjashme:

Arsyeja kryesore për këtë gjendje të panatyrshme (problemet psikologjike) është se modelet shkencore dhe religjioze deri më sot janë konsideruar të papërziera – sikur vaji dhe uji, RECIPROKISHT të refuzueshme dhe të patretshme.