KURTI THOTË SE VETËVENDOSJE PËRKRAH BARTJEN E SHAMIVE NË SHKOLLA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partia se cilës i takon është për lejimin e bartjes së shamive në shkolla nga nxënëset mbi moshën 16 vjeçare.

Në një intervistë për Zërin, Kurti ka thënë se përkrah idenë e shamisë por jo edhe atë të mbulimit të fytyrës.

“Ne kemi qasje liberale sa i përket praktikimit të besimit, mirëpo jemi kundër mësimit fetar në shkolla, jemi kundër mësimit fetar në shkolla,” ka thënë Kurti, duke shtuar se Vetëvendosje nuk ëhstë parti islamofobe por është për tolerancë fetare dhe bashkëpunim.

Vetëvendosje edhe në të kaluarën ka dhënë qëndrimin e njejtë lidhur me këtë çështje.

Artikulli paraprakA JANË MEDIAT NË ANGLI DUKE E NXITUR ISLAMOFOBINË
Artikulli vijuesHoxhë Jakup Asipi dhe gazetarja gjermane…