Myftiu Tërnava: Dëmtimi i varrezave ortodokse, në kundërshtim me parimet fetare e kombëtare

Prishtinë, 22 janar – “Heqjen e Lapidarit të Dëshmoreve në Preshevë nga ana e qeverisë serbe e konsiderojmë një akt të padrejtë dhe në kundërshtim me vlerat qytetëruese perëndimore, shkelje të të drejtave të popullit shqiptar për të kujtuar dëshmorët e tyre”, thuhet në deklaratën e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

“Dëmtimi i varrezave ortodokse, është veprim i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet fetare e kombëtare si dhe me traditën pozitive të feve tradicionale”, thotë Tërnava, duke shtuar se “nuk duhet bërë gara në të keqe, nuk duhet marr mësim nga regjimet e dhunshme, nuk duhet dhunuar të vdekurit, sepse kjo na shpie në urrejtjeje, mosdurim, hasmëri e dhunë”.

“Atakimi i varrezave të kujdoqofshin është veprim i papëlqyer tek Zoti, andaj ftojmë qytetarët dhe besimtarët tanë që varrezat t’i trajtojnë në harmoni me mësimet fetare, traditën fisnike të popullit tonë që bazohet në respekt ndaj tjetrit, tolerancën e mirëkuptim”, thotë në deklaratën e Myftiu i Kosovës, duke theksuar se “popujt e këtij nënqielli kanë nevojë për paqe, harmoni, tolerancë e mirëkuptim”!/koha

Artikulli paraprakRusia ndalon importin e mishit të ngrirë nga Gjermania
Artikulli vijuesPrinci Harry: Kam vrarë muslimanë të pafajshëm në Afganistan