Kurtz: Vendimtare në gjithë këtë situatë me refugjatët është Greqia

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz sot në Sarajevë paralajmëroi se anëtaret e BE-së nuk kanë kapacitet të pranojnë një numër aq të madh të refugjatëve si në vitin 2015.

Kurtz gjithashtu shtoi se Maqedonia nuk mundet e vetme të përballojë barrën e fluksit të madh të refugjatëve, me ç’rast kyçe në tërë situatën është Greqia.

Ministri austriak i ftoi për bashkëpunim të gjitha vendet e prekura nga kriza me emigrantët, sepse në qoftë se problemi nuk vihet nën kontroll, mund pastaj të vijë deri në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Kurtz theksoi se kriza e refugjatëve është një problem për të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe se ata duhet të veprojnë së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor për të parandaluar fluksin e pakontrolluar të emigrantëve ekonomikë.

“Gjermania, Austria dhe Suedia nuk mund të pranojë një kohë pafund refugjatë. Demos ta ndalojmë migrimin e pakontrolluar”, ka thënë ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurtz, njofton Zhurnal.

Ai shpjegoi se qëllimi është t’i lehtësohet Maqedonisë, përndryshe problemet mund të përfshijnë tërë Ballkanin Perëndimor.

Artikulli paraprak11 vjeçarja që rrezikon të mbetet në karrocë, operacioni i boshtit kurrizor duhet të bëhet në Turqi
Artikulli vijuesRaufi:"Janeva mund t’i lirojë të dënuarit e “Monstrës”