As dy vite të plota Agron Selimaj nuk arriti të qëndrojë në postin e kryetarit të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, pasi dha dorëheqje dje papritmas.
Përmes një letre dërguar presidentit dhe kryeminsitrit, Selimaj largimin e tij e arsyetoi me atë se “pas shtatë vitesh pune në këtë institucion dëshiron t’i përkushtohet familjes së tij”.
Sigurisht, arsyetimet e tilla janë bërë modë e keqe nga njerëz të fuqishëm të institucioneve, që lënë bosh pozita tejet të rëndësishme shtetërore.
Por, dihet se në prapaskenë qëndron krejtësisht diç tjetër që mund ta di, këtë rast vetëm Selimaj por jo vetëm.
Dorëheqja e tij pesë ditë pa mbushur dy vjet në këtë post lë pas shumë mjegull, për më shumë shtron dilemën në mos të jetë shtyrë nga politika, të largohet në një kohë tejet të papërshtatshme dhe të brishë të sigurisë?!.
Selimaj, në vend të dorëheqjes është dashur të tregoi se çfarë ka bërë për dy vjet institucioni që drejtoi në ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare të vendit.
Këtë ua ka pas obligim qytetarëve pasi është paguar nga taksat e tyre e jo të ik dhe më pas përmes një letre fyese të lavdërohet dhe thotë “ju falënderoj për mundësinë që më ofruat t’i shërbej kombit”.
Në vend të kësaj fjalie më mirë do ishte të bëhej i sinqertë dhe të thotë: “ju kërkoj falje që po e lë shtetin në lloq në një kohë të vështirë”
Por sigurisht, ata që e shtyn ta dorëzojë postin, ndoshta edhe pa dëshirë sigurisht ja kanë shkruar edhe letrën.
Edhe Bashkim Smakaj u dorëhoq, arsyet mbetën enigmë
Edhe paraardhësi i Selimajt, pra kryespiuni i parë kosovar Bashim Smakaj, njëjtë dha dorëheqje në muajin janar.
Por ky i fundit arriti të çojë të plotë një mandate, derisa njëzet ditë pa bërë dy vjet në mandatin e dytë u largua pa paralajmërim.
As këtu nuk u bën asnjëherë publike arsyet e dorëheqjes, por krejt çfarë shkruan mediat kosovare më 2015-të shkruan se një vendim i tillë u morë pasi Smakaj u akuzua publikisht për skandale, si punësim të shokëve, keqpërdorime me tenderë, shmangie e kontrollit parlamentar etj.
Duke parë këto dy dorëheqje të papritshme të kryespiunëve, shtrohet pyetja se a po i humbet kredibiliteti këtij institucioni tejet të rëndësishëm të vendit?
Nëse vazhdojnë emërimet dhe më pas dorëheqjet sipas qejfit të partive, ose liderëve të caktuar, mosbesimi i qytetarëve ndaj AKI-së do rritet dhe kjo do ishte një goditje e drejtëpërdrejtë për sigurinë.
Ndryshe, pas dorëheqjes së Selimajt, po flitet se në vend të tij do të emërohet Latif Merovci që aktualisht mban pozitën e zv.drejtorit të AKI-së. /