Autoritetet turke kanë hequr edhe 25 shefa të policisë nga postet e tyre, duke zgjeruar edhe më shumë hetimet për korrupsion që kryeministri Tajip Erdogan i ka quajtur “operacione të pista” kundër qeverisë së tij.
Erdogan akuzoi “grupet ndërkombëtare” dhe “aleancën e errët” të shtunën që kanë nxitur hetimet dhe sinjalizoi se spastrimi i njerëzve që qëndrojnë pas tërë kësaj do të vazhdojë.
Njëzet e katër zyrtarë janë arrestuar nën hetimin për korrupsion, duke përfshirë bijtë e dy ministrave të qeverisë dhe menaxherin e përgjithshëm të Halkbank.
Rreth 70 policë, duke përfshirë edhe kreun e forcës së Stambollit, janë shkarkuar apo lëvizur nga postet e tyre që kur filloi arrestimi i të dyshuarve javën e kaluar.
Pozita e Erdoganit nuk është në kërcënim të mënjëhershëm, por çarjet në mes partisë AK dhe të lëvizjes së Gylenit Hizmet mund të vendosë që zgjedhjet lokale të mbahen në mars.
Kryeministri tha të shtunën se hetimet për zyrtarët e arrestuar do të vazhdojnë.
“ Ata që duan të krijojnë struktura paralele me shtetin, ata që kanë infiltruar në institucionet shtetërore…ne do të vimë edhe në varret tuaja dhe do t’i nxjerrim këto organizata jashtë shtetit,” tha ai në një fjalim në veri të qytetit Ordu.
Erdogani është përmbajtur nga përmendja e Gylenit, por mosmarrëveshjet midis dy burrave janë hedhur jashtë në muajin e kaluar mbi një plan të qeverisë për të hequr shkollat private për parashkollorë, duke përfshirë edhe ato të drejtuara nga Hizmet.
Shkollat, si pjesë e një rrjeti me shtrirje globale, janë burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe themeli i ndikimit të Hizmetit.
Nga vendimet e para të shefit të ri të policisë së Stambollit, Selami Altinok, ishte ndalimi i gazetarëve për të hyrë në zyrat e policisë në të gjithë vendin, njoftuan mediat vendase të dielen./mesazhi/
You Might also Like
Siri: Nga sulmi në televizionin proqeveritar – 7 të vrarë
Raportohet se gjatë luftimeve ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare, së paku shtatë vetë janë vrarë…
By
1 Min Read
Masakër mizore në Siri, ushtarët e Asadit vrasin 36 fëmijë
Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Siri ku si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave…
By
1 Min Read
Zvicër-Nesër në Gjenevë vazhdojnë bisedimet e paqes për Sirinë
Të mërkurën në Gjenevë do të vazhdojë raundi i ri i bisedimeve për paqe në…
By
1 Min Read
Senati i Kongresit Amerikan miratoi sanksionet e reja kundër Iranit
Senati i Kongresit Amerikan miratoi sanksionet e reja ekonomike kundër Iranit. Senatorët votuan në mënyrë…
By
1 Min Read
Regjimi kriminal i Asadit depërton në Homs
Forcat besnike të regjimit sirian Bashar al-Asad po përparojnë në zonat e cliruara nga forcat…
By
1 Min Read
Ambasadorja amerikane në KB bën thirrje t’i jepet fund konfliktit në Siri
Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (KB), Samantha Power i bëri thirrje Rusisë dhe vendeve…
By
2 Min Read
