Kush e vrau Harun Aliun, le të flet !!!

Kush e vrau Harun Aliun, le të flet !!!

Është tronditës fakti që më shumë ushtarë janë vrarë pas luftës se sa gjatë luftës për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni,shkruan ne profilin e tij ne facebook Isni Shaqiri.

“Brigada 113 “Ismet Jashari”, e cila ishte bartëse e luftës së UÇK-së pothuajse e tëra është ekzekutuar pas luftës nga regjimi maqedonas. Harun Aliu u ekzekutua me katër shokë, disa u ekzekutuan në Brodec, disa vdiqën në burgjet maqedonase. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë, të zbardhen këto vrasje dhe procese të montuara. Ata që I kanë duart më gjak duhet zbulohen para gjithë opinionit”

Gjenerali kryesor i luftës së vitit 2001, komandant Sokoli, bashkëpunëtor i afërt i Ahmetit sot gjendet në burg.

“Si ndodhi kjo! Kush e montoi?
Dikush duhet të dalë dhe të flasë para opinionit. Ne shqiptarët në Maqedoni sot nuk jemi të sigurt në këtë shtet, fëmijët tanë nuk janë të sigurte. Në çdo moment njësitet speciale mund të bastisin shtëpitë tona” /Almakos

Artikulli paraprakZejd Rexhepi: Deputetët shqiptarë, shërbëtorë te partive maqedonase
Artikulli vijuesVazhdon procesi gjyqësor për Lagjen e trimave