Kush është Babai !?
Kjo pyetje u ishte parashtruar një herë disa studentëve të nivelit mastër, përgjigjet ishin nga më të ndryshmet duke filluar prej atyre mbresëlënëse e deri tek ato normalet, e ndërsa prej përgjigjeve që më së shumti më preku emocionalisht dhe që më të vërtet të bënë të qash nëse sado pak je i veshur me petkun e njerëzisë pasi që shumë lehtë mund të e gjesh vetën tënd pikërisht sikur të ishe mu ai personi që po përgjigjej, ishte ajo e Profesorit i cili edhe ishte parashtruesi i kësaj pyetje e që bërë një ndarje në mes të:
Babait dikur…
Babai është ai, këpucët e të cilit i mbathje çdo herë dhe pengoheshe në to sepse këmba jote ishte ende e vogël në krahasim me këmbën e tij ndërsa kjo të jepte kënaqësinë e pa-përshkruar.
Babai është ai, syzet e të cilit kur i vendoje mendoje se u rrite.
Babai është ai, që kur e vendoje kapelën e tij ndiheshe burrë.
Babai është ai, që kur ia kërkoje çelësat e veturës dhe filloje të vozitje, nën kujdesin e tij, filloje të ëndërroje se ti u bëre ai.
Babai është ai, që sa herë të vinte në mendje ndonjë gjë, qoftë edhe kot fare, nuk hezitoje t’i telefonoje dhe të i kërkoje edhe pse e pengoje në punë, edhe pse ishte i lodhur e i rraskapitur, edhe pse ishte molisur nga pleqëria, edhe pse rënkonte nga jeta, ai prapë të priste me ngrohtësi prindërore, të ofronte dashurin e pastër, ta pranonte kërkesën tënde me tërë kënaqësinë e ndoshta për këtë nuk e dinte askush, ndoshta me këtë ia rëndoje xhepin dhe ndoshta as të holla nuk kishte aq sa duhej por ai prapë nuk hezitonte ndërsa ti me tërë qetësin i kërkoje: Babi, me sjell një lëng dredhëzash ! Ndërsa ai të përgjigjej me tërë kënaqësinë se nuk ka problem, po ti bëhu burrë shtëpie dhe kujdesu për nënën. E kur vinte në shtëpi, nga lodhja, nga ngarkesa e trafikut, nga mosha e shtyrë, e harronte kërkesën tënde ndërsa ti pa mëshirë fare i thoshe: Babi, ku është lëngu im ? E ai pa pyetur fare, duke e harruar tërë presionin e ditës, duke e harruar lodhjen e jetës, nxitimthi shkonte përsëri në qytet dhe e sillte lëngun tënd, lëngun të cilin ti e kishe kërkuar kot fare?!
Ndërsa sot…
Më nuk i vesh këpucët e tij sepse ato janë de-mode !
Përqesh rrobat e tij, kapelën e tij, gjësendet e tij, e edhe veturën me të cilën krenoheshe para shokëve tuaj. Tani këto gjëra janë të s’ter vjetruara dhe nuk të shkojnë për shtati, tani më as fjalët e tij nuk vlejnë për ty sepse tani ti jeton në një kohë moderne !
Gjestet dhe sjelljet e tij tanimë ty të vënë në siklet, të poshtërojnë, të turpërojnë andaj edhe mundohesh ta shmangesh nga takimet me shokët tu !
Vonohesh natën ndërsa kjo i shkakton shqetësim dhe brengosje që e detyron të rrijë zgjuar dhe kohë pas kohe te të telefonoj, ndërsa ty kjo të bënë të ndihesh keq e po e përsëriti thirrjen më as që i përgjigjesh edhe pse kjo për të është më e rënd se vetë vrasja. E kur kthehesh, e gjen të zgjuar, e gjen në pritje, e gjen ende të gatshëm te të edukojë, te të mësojë të ballafaqohesh me jete, te të mësojë të bëhesh njeri i përgjegjshëm e ndërsa ti e ngrit zërin, e turpëron me fyerjet tua, e keqtrajton me sjelljen tënde derisa e bënë të hesht ! Por dije se ai nuk hesht nga frika prej teje por nga të befasuarit prej teje !!
Dje, të ngrite në krahët e tij ndërsa sot ti je bërë shumë më i gjatë se ai !
Dje, gaboje në të folur, nuk shqiptoje mirë shkronjat ndërsa sot nuk mundet kush të na ndal gojën !
Sado që te të vejë në siklet ai prapë mbetet prindi yt !
Ashtu siç të duronte në vegjëli, në injorancën tënde, në djallëzinë tënde ashtu duroje tash në pleqëri, në sëmundjen dhe lodhjen e tij. Sillu mirë me të sepse shumë njerëz do të jepnin gjithë çka posedojnë që vetëm edhe një herë babin e tyre ta përqafojnë !
Nëse të pyesin se cilin person e admiron, atëherë thuaju:
Atë që me pa durim më priti nëntë muaj derisa erdha në këtë botë!
Atë që ardhjen time e priti me gëzimin më të madh të jetës !
Atë që më edukojë duke sakrifikuar jetën !
Atë që dashuria për të e ka mbushur zemrën !
Atë, për dashurinë ndaj të cilit u kërkojë falje të gjithë njerëzve të botës sepse ajo tashmë e ka mbush zemrën !
Zoti im…
Kujt i ka vdekur babai, fali ata, mëshirojë ata dhe beje prej banorëve të xhenetit Tënd.
Ndërsa kush e ka babin ende në jetë, atëherë zgjatja jetën, jepi shëndet dhe mundësojë që këtë ta ketë në shërbimin Tënd, ia lehtëso vuajtjet dhe mundimet, ia lehtëso jetën dhe pleqërinë, fale dhe ke mëshirë për të, bëjë prej banorëve të xhenetit Tënd.
Allahume Amin Amin Amin…
Përshtati: Artan Musliu