Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se i Dwrguari i Allahut s.a.v.a ka thënë: “A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” (As-habët) Thanë: “I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para e as mall”.
Tha: “I falimentuar i ummetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me agjërim, me zekat, por njëkohësisht ai ka sharë atë, ka shpif këtë, ka ngrënë pasurinë e atij, ka derdhur gjakun e këtij, ka rrahur tjetrin, atëherë i jepen këtij e atij (atyre që i ka dëmtuar) prej të mirave të tij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj edhe ky do të hedhet në zjarr”.
(Transmeton Muslimi)