Vidhet dhe sulmohet një irakian në Demir Kapi

Në stacionin hekurudhor në Demir Kapi mbrëmë është sulmuar dhe vjedhur 26 vjeçari, nënshtetas i Irakut nga disa persona të panjohur ku iu është vjedhur telefoni dhe 50 euro.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 23 e 10 min kur hajnat fizikisht e kanë sulmuar K.F. përderisa ka qenë duke fjetur.
Policia sot informoi se në prani të prindit është kryer bisedë informative me një person të moshës 16 vjeçare për të cilin ekzistojnë dyshime se është i përfshirë në ngjarjen. Po punohet për zbardhjen edhe të personave tjerë të përfshirë në këtë rast.
Pas zbardhjes së tërësishme të rastit, policia paralajmëron padinë adekuate.
Artikulli paraprakJanë dhënë vërtetime për 2.292 migrantë në 24 orët e fundit
Artikulli vijuesTë rinjtë po ikin nga Maqedonia dhe nuk po e kthejnë kokën mbrapa