Kush është i falimentuari i vërtetë

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se i Dwrguari i Allahut s.a.v.a ka thënë: “A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” (As-habët) Thanë: “I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para e as mall”.

Tha: “I falimentuar i ummetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me agjërim, me zekat, por njëkohësisht ai ka sharë atë, ka shpif këtë, ka ngrënë pasurinë e atij, ka derdhur gjakun e këtij, ka rrahur tjetrin, atëherë i jepen këtij e atij (atyre që i ka dëmtuar) prej të mirave të tij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj edhe ky do të hedhet në zjarr”.

(Transmeton Muslimi)

Artikulli paraprakAdhurimi (ibadeti) në kohë sprovash
Artikulli vijuesNuk do të hyj në xhehenem ai, tek i cili gjendet këto tre gjëra