Kush i sponsorizon lajmet me terroristë shqiptarë të ISIS?

Të premten, autoritetet austriake lajmëruan arrestimin e një 18-vjeçari me origjinë shqiptare dhe thanë se kishin shmangur një sulm terrorist në Vjenë. Por një ditë më pas, ndërsa situata është qartësuar disi, duket se mungojnë faktet bindëse kundër të arrestuarit.

Shtypi austriak shkruan se i dyshuari, me nënshtetësi austriake dhe origjinë shqiptare, i identifikuar si Lorenc K., u mor në pyetje gjatë gjithë natës nga hetuesit, të cilët nuk kanë folur në detaje për atë që kanë zbuluar.

Mësohet se babai i të dyshuarit jeton gjithashtu në Austri, por duket se nuk kishte dijeni për planet e mundshme të të birit. Megjithatë, theksohet se është ende e paqartë sa i rrezikshëm, apo i padëmshëm është 18-vjeçari. Disa avokatë të famshëm në Austri janë të gatshëm të marrin përsipër mbrojtjen e tij dhe kjo konsiderohet si një shenjë se provat dërrmuese kundër tij mungojnë, të paktën deri tani.

Ndërkohë lajmi bëri bujë në gjithë median ndërkombëtare.

Pothuaj në kohë rekord në gjithë median rajonale dhe atë botërore, lajmi theksonte se një “Shqiptar i ISIS do kryente sulme në Austri”. Kjo nuk është hera e parë që media e serioze perendimore profilizon shqiptarët si mbështetës të ISIS dhe gati të kryejnë sulme. E njëjta gjë u lakua muaj më parë në Francë, Gjermani, etj.

Steriotipi i shqiptarit ekstremist në mediat e serioze perëndimore duket se po gjen gjithnjë e më shumë vend. Mbase është koha që dhe mediat këtu të mendohen pak më gjatë kur raportojnë pa asnjë fakt për “kampe stërvitje të ISIS në Kaçanik të Kosovës dhe Lazarat”, apo kur lidhin çdo person me mjekër me ekstremizmin./ shekulli

Artikulli paraprakJa vetëm disa produkte Serbe që lehtë mund t’i zëvendoësoni me produkte tona
Artikulli vijuesPse nuk lejohen avionët të fluturojnë mbi Qabe?