Kush janë vrasësit e policit Shemsi Gashi?

Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor pas vrasjes së Shemsi Gashit, hetues në Njësitin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se policia po e bastisë një shtëpi në Mati 1.
Besohet se shtëpia e cila po bastiset është e disa të afërmve të viktimës.
Një pjesëtar i njësitit të hetimeve i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë në rrethana ende të paqarta sot rreth orës 7.50 në Prishtinë, në lagjen Mati.
Lajmin për “BIRN” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci nuk mundi të flasë për rrethanat e kësaj vrasjeje ndërsa u shpreh se njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes për të kuptuar rrethanat e vrasjes.
Bëhet e ditur se polici i vrarë ka gradë të rreshterit dhe ka punuar në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike.
Artikulli paraprakMAKINA FLUTURUESE VOLKSWAGEN
Artikulli vijuesDaçiq në zemër të Prishtinës