Kushtet e Talebanit për armëpushim me qeverinë pakistaneze.

Udhëheqësit e lëvizjes “Taleban” i kanë paraqitur kushtet e armëpushimit autoriteteve pakistaneze.

Në këmbim talebanët propozojnë vendosjen e sistemit të së drejtës islamike si bazën ligjore themelore të vendit, tërheqjen nga lufta kundër Afganistanit dhe ndërprerja e ndihmës ndaj armiqve të tij, ndërtimin e politikës së jashtme konform Kur’anit dhe Sunetit, kthimin e Ushtrisë së Pakistanit në një ushtri të pastër islame dhe jo ushtri mercenare amerikane.

Ata përmbyllen letrën e tyre, duke treguar se Pakistani është vendi i tyre, është dashuria për rrugët dhe gurët e këtij vendi, për bimët dhe për shkretëtirat, por ata nuk sakrifikojnë besimin e tyre për këtë dashuri nëse besimi rrezikohet.

Kërkesat e talebanëve u botuan në gazetën e përditshme të Pakistanit “News”. Talebanët gjithashtu i kërkuan Qeverisë pakistaneze fillimin e veprimeve ushtarake në çlirimin e Kashmirit nga India.

Artikulli paraprakAmerikanët po përgatisin ndërhyrjen ushtarake në Siri?
Artikulli vijuesKushtet e Talebanit për armëpushim me qeverinë pakistaneze.