Kuvajt: Dhjetë vjet burg për postimet ofenduese në Twitter

Një person në Kuvajt është dënuar me 10 vjet burg pasi ka ofenduar profetin Muhamed dhe sunduesit myslimanë sunitë në Arabinë Saudite dhe Bahrein me postimet e bëra në Twitter.

Një gjykatë në Kuvajt dënoi 22 vjeçarin Hamad al-Naki, një mysliman shiit.
Ai ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se llogaria e tij në Twitter ishte thyer dhe ai nuk i kishte bërë postimet.
Në muajt e fundit, gjykatat e Kuvajtit kanë shpallur disa dënime kundër aktivistëve dhe personave që përdorin Twitter-in, në mes të rritjes së madhe të tensioneve sektariane ndërmjet shumicës sunite dhe minoritetit shiit.kohaislame

Artikulli paraprakQeveria Franceze e angazhuar për arritjen e objektivave
Artikulli vijuesKrasniqi: AKI nuk gjeti asgjë kundër Kurtit