Kuvajt: premtohen më shumë se 1,5 miliardë dollarë ndihma për popullin sirian

1 Min Read

Vendet pjesëmarrëse në një takim donatorësh në Kuvajt premtuan për 1,5 miliardë dollarë ndihma për civilët sirianë, njoftoi të mërkurën sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

“Kaluam objektivin 1,5 miliardë dollarë”, deklaroi Ban në fund të këtij takimi, i organizuar për të ndihmuar pesë milionë sirianë, të prekur nga konflikti i përgjakshëm që po vazhdon që prej 22 muajsh.

Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite premtuan secila nga 300 milionë dollarë.

Share This Article