Gjumi është i rëndësishëm – veçanërisht për personat që vuajnë nga tensioni – dhe cilësia e dobët e gjumit mund të ulë efektshmërinë e ilaçeve që merrën kundër presionit të lartë të gjakut.
Studimi u krye nga shkencëtarët italianë që shqyrtuan gjendjen e rreth 250 personave me hipertension dhe vunë re se tek ata që kishin cilësi të dobët gjumit ose flinin pak, rezistenca e hypertensionit ndaj barnave ishte dy herë më e lartë. Cilësi e dobët gjumi quhet zakonisht kur personi fle 6 orë ose më pak. Studimi u botua në revistën e shoqatës amerikane të zemrës .
Tensioni i lartë i gjakut është konsideruar rezistent nëse personi merr 3 ose më shumë medikamente, dhe shkalla e matjes vazhdon të jetë mbi 14 – 9 (140 – 90).
Studimi përcaktoi se gratë kanë më shumë të ngjarë sesa burrat që të kenë cilësi të dobët gjumi.
Autorët e studimit gjithashtu arritën në përfundimin se, në përgjithësi, pacientët me presionin e lartë të gjakut kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me gjumin dhe se pagjumësia është e lidhur me rezistencën e hipertensionit ndaj barnave.
You Might also Like
Tuberkulozi
Tuberkulozi; Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral Tuberkulozi, i quajtur shpesh TB, është një infeksion i mushkërive…
By
4 Min Read
Vullnetarët gëzojnë shëndet më të mirë se të tjerët
Sipas një studimi të kohëve të fundit, puna vullnetare është e dobishme për zemrën, edhe…
By
1 Min Read
Çfarë dimë gabim për sëmundjet e lëkurës?
Nga ekzemat e foshnjave e deri puçrrat e fytyrës tek të rinjtë, puçrrat në dorë…
By
7 Min Read
Pse nuk duhet të mbahet teshtima?
I parë nga këndvështrimi mjekësor teshtima nuk duhet të mbahet në asnjë mënyrë. Mjekët deklarojnë…
By
2 Min Read
OBSH: sistemi shëndetësor serb bën përparim
Me gjithë një potencial të gjerë dhe reformat, kujdesi shëndetësor i vendit ndesh probleme të…
By
4 Min Read
Shumë dobi nga uji me limon
Shumë njerëzve u pëlqen shija e thartë e limonit në ushqimet e tyre. Por, a…
By
1 Min Read
