Kuvajti i ofron Egjiptit një ndihmë prej 4 miliardë dollarësh

Autoritetet e Kuvajtit u shprehën sot se i kishin dërguar Egjiptit një fond ndihme prej katër miliardë dollarësh, që e çon në shifrën e 12 miliardë dollarëve ndihmën e tre vendeve të Gjirit Persik për autoritetet e reja të Kajros.

“Ndihma financiare përbëhet nga një fond prej një miliardë dollarësh, një depozitë prej dy miliardë dollarësh në Bankën Qendrore të Egjiptit dhe furnizimi i vendit me produkte nafte me vlerë një miliardë dollarë”, deklaroi Ministri kuvajtian i Shtetit, Sheiku Muhamed Abdallah Al-Sabah.

Kjo ndihmë i shtohet një fondi prej pesë miliardë dollarësh nga Arabia Saudite, dhe një fondi tre miliardë dollarësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe./trt/kohaislame

Artikulli paraprakVIDEO Torturat dhe "ushqyerja" e dhunshme në Guantanamo
Artikulli vijuesAmnesty International dënon dhunën e përdorur nga ushtria