Kuvendi i Shqipërisë miraton ligjin për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit komunist

Pas një debati që ka vazhduar disa orë mes deputetësh të forcave të ndryshme politike, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin e shumë debatuar për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit të regjimit komunist.

Gjatë hartimit dhe përcjelljes në Kuvend, projekti në fjalë u emërtua si projektligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të  shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe është miratuar me 84 pro dhe 22 kundër, AA

 
Ligji në fjalë që është hartuar sipas modelit gjerman të hapjes së dosjeve,  parashikon mbledhjen, administrimin, përpunimin dhe përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Gjithashtu përcakton edhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
 
Gjatë debateve parlamentare, deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar variantin e qeverisë, ndërsa në Parlament më parë është dorëzuar edhe një version tjetër për ligjin e hapjes së dosjeve
 
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, një dikaster ky që ka përgatitur ligjin në fjalë, Erion Veliaj ka mbajtur sot një fjalim në Parlament dhe ka mbrojtur variantin e qeverisë për ligjin e hajes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Ai iu ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështetin këtë variant, duke  e konsideruar si një nga ligjet më të mira për dekomunistizmimin që ka patur Shqipëria.
 
Një fjalim gjatë diskutimeve për këtë projekt ligj ka mbajtur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, aktualisht deputet i shumicës parlamentare, i cili ka theksuar se ky ligj krijon një raport me të vërtetën. “Përpiqemi të krijojmë një raport me memorien e pasardhësve tanë. Ky nuk është një ligj që do të shpall fajtorët, pasi  është një histori tjetër, por kërkon të bëhet transparencë”- u shpreh Majko.
 
Ndërsa Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, parti i opozitës,u shpreh se për këtë ligj duhet një reflektim nga të gjitha palët. “ Duhet të reflektojmë të gjithë së bashku. Nuk kemi bërë kurrë mjaftueshëm për ata që luftuan komunizmin dhe kërkuan lirinë, sepse këtyre njerëzve që sakrifikuan jetën e tyre iu detyrohemi pafundësisht dhe nuk mund ti lëmë robër të manipulimit politik apo edhe të mospërfilljes”- u shpreh Mediu.
 
Ligji i miratuar sot nga Parlamenti parashikon për zbatimin e këtij ligji ngritjen dhe funksionimin e një autoriteti shtetëror për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, anëtarët e të cilit do të zgjidhen nga parlamenti.
 
Në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit ka patur disa përpjekje dhe ligje për të përmbyllur procesin e hapjes së dosjes të sigurimit të shtetit komunist, që janë shoqëruar me debate të ashpra mes qeverisë dhe opozitës, dhe shoqërisë civile nga njëra anë.
 
Ligji më i fundit që i përket vitit 2008 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, si i pa pajtueshëm me Kushtetutën e vendit.kohaislame
Artikulli paraprakPoroshenko: Lufta do të përfundojë atëherë kur Ukraina të rimarrë Krimenë
Artikulli vijuesMustafa: Të bëjmë garë se kush mund të bëjë diçka më mirë në këtë vend