Poroshenko: Lufta do të përfundojë atëherë kur Ukraina të rimarrë Krimenë

Poroshenko: Lufta do të përfundojë atëherë kur Ukraina të rimarrë Krimenë
 
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka vënë në dukje se sovraniteti i vendit, integriteti territorial dhe pavarësia janë çështje parësore.
 
 Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, theksoi se lufta për vendin e tij do të përfundojë me rimarrjen Krimesë dhe të gjithë rajoneve në lindje.
 
Poroshenko në një kanal televiziv gjatë një deklaratë ka vlerësuar situatën në lindje të vendit.
 
Presidenti i Ukrainës i cili ka cekur dhe çështjen se “kur do të përfundojë lufta në vend”, ai ka pohuar se: “Lufta do të përfundojë atëherë kur Ukraina të rimarrë rajonet e lindjes dhe Krimenë, pikërisht atëherë do të përfundojë lufta. Sa kohë do të marrë kjo ? Aq sa të jetë e nevojshme”.
 
Poroshenko duke vënë në dukje se sovraniteti i vendit, integriteti territorial dhe pavarësia janë çështje parësore u shpreh se “Ukraina nuk do të jetë në kompromis në lidhje me këto çështje”.kohaislame
Artikulli paraprakIsh-zëdhënësja e PEGIDA-s iu kërkon falje myslimanëve dhe emigrantëve
Artikulli vijuesKuvendi i Shqipërisë miraton ligjin për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit komunist