Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendim që seanca e radhës të mbahet më 7 korrik. As në seancën e radhe nuk është paraparë që në diskutohet shqyrtimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufiri më Malin e Zi.
Projektligji për ratifikimin e kësaj marrëveshje, u tha se nuk i është proceduar ende kuvendit nga ana e qeverisë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se nuk është në interes të Kosovës që t’i dëmtoj raportet me vendet fqinje. Sipas tij, përmbyllja e çështjes së demarkacionit do të jetë në interes të dyja palëve, pasi që,siç është shprehur ai, “asnjë centimetër e territorit nuk do të shkojë në dëm të Kosovës”.
“Mali i Zi është njëri ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Duhet t’i lëmë folklorizmat me raportet tona fqinjësore”, tha Veseli.